Bie Facebooku, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë

0%

Shpërndaje në: Platforma sociale Facebook është duke u përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë shumë përdorues pa qasje në llogaritë e tyre. Versioni për kompjuter i rrjetit social në pronësi të Metas rezulton i padisponueshëm për një numër përdoruesish, të cilëve u shfaqet mesazhi: “Llogaria përkohësisht e padisponueshme.

Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi në sistem. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.” Ndërkohë, platforma DownDetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, ka regjistruar një rritje të menjëhershme të raportimeve dhe kërkimeve për “Facebook down” pak para orës .

Deri më tani, kompania Meta nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha