Deri në një orë po zgjasin pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Ndërkaq, kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare raportohet të arrijë deri në 300 metra. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, edhe në pikën kufitare në Han të Elezit ka pritje deri në 20 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndërsa, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 10 minuta. Këto të dhëna janë përditësuar për herë të fundit të shtunën, më , në orën . Të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare në kohë reale mund t’i gjeni KËTU .