Mac Allister, i pamposhturi i Argjentinës në Botëror

0%

Shpërndaje në: Alexis Mac Allister është një nga lojtarët kyç të Argjentinës në mesfushë. Mesfushori i Liverpoolit mban rekordin për më së shumti ndeshje të zhvilluara në Kupën e Botës pa humbje, me 13 paraqitje radhazi.

Duke llogaritur gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Kupën e Botës 2022, ku Argjentina u shpall kampione, si dhe shtatë paraqitjet në këtë Botëror, Alexis Mac Allister ka arritur në kuotën e 13 ndeshjeve në Botëror pa pësuar asnjë humbje. Mesfushori argjentinas ka regjistruar 11 fitore dhe vetëm dy barazime.

Të dielën, Mac Allister do të kërkojë ta ruajë serinë e tij të pamposhtur në Kupën e Botës, teksa synon të fitojë trofeun e dytë botëror në karrierë me Argjentinën. Finalja e madhe e Botërorit ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës luhet të dielën nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha