Ministria e Mjedisit ia refuzon lejen mjedisore “Kelkos Energy” për

0%

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka marrë vendim zyrtar për të refuzuar kërkesën e kompanisë “Kelkos Energy” SH.P.K. për t’u pajisur me leje mjedisore për hidrocentralin “HC Lumbardhi II” në Deçan.

Vendimi i siguruar, i cili mban datën dhe është protokolluar zyrtarisht më , është nënshkruar nga U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të MMPH-së, Bajram Kafexholli. Ky vendim vjen pas shqyrtimit të kërkesës së operatorit të dorëzuar më , si dhe pas takimesh dhe vizitash që komisioni përkatës ka realizuar në teren.

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar, Komisioni për shqyrtimin e Lejeve Mjedisore ka konstatuar se operatori ka bërë ndryshime në projektin ideor në krahasim me Pëlqimin Mjedisor dhe Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) me të cilat ishte pajisur fillimisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në projektin e aprovuar fillimisht, si pjesë përbërëse e funksionimit të hidrocentralit “HC Lumbardhi II”, ishte planifikuar që tek vendi i quajtur Zalli i Rupës të ndërtohej: një rezervuar me vëllim prej 3.5 milionë m³; një mesatare e nivelit të ujit prej 20 metra; dhe, një pendë me lartësi prej 40 metra.

Megjithatë, sipas vendimit, gjatë inspektimit në teren, Komisioni ka gjetur se ky plan ka ndryshuar rrënjësisht dhe se Zalli i Rupës nuk është fare pjesë përbërëse e “HC Lumbardhi II”.

MMPH-ja e ka bazuar refuzimin në dy shtylla kryesore ligjore, duke argumentuar se ndryshimet e paaprovuara mund të shkaktojnë pasoja mjedisore: Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit (Neni 29, paragrafi 1), në të cilit “Obligon që çdo ndryshim teknologjik, rekonstruksion apo zgjerim i kapaciteteve duhet t’i nënshtrohet vlerësimit, pasi mund të sjellë ndotje të mjedisit ose të paraqesë rrezik për shëndetin e njeriut.” Dhe, Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (Shtojca 2, pika 12.11) i cili përcakton se çdo ndryshim ose zgjerim i projekteve që mund të kenë ndikime të theksuara negative në mjedis duhet të ekzaminohet rast pas rasti.

Meqenëse operatori ka devijuar nga projekti fillestar pa i kryer këto vlerësime të reja, Ministria ka vendosur që leja nuk mund të lëshohet. Për këtë vendim të ministrisë, KALLXO.com ka tentuar të kontaktoj me kompaninë “Kelkos Energy” si dhe ka adresuar pyetje për sqarime, mirëpo deri në publikimin e artikullit, nuk ka pranuar përgjigje.

Në maj të vitit 2023, KALLXO.com raportoi se Gjykata e Prishtinës kushte shpallur të bazuar propozimin e paditësve\propozuesve Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj dhe Xhavit Kuçi, të cilët kanë paditur Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vendimet dhe licencat që ia lejonin kompanisë “KelKos” të operonte me hidrocentralet në Lumbardhin e Deçanit: HC Belaja, HC Lumbardhi 2 dhe HC Deçani.

Të gjitha raportimet e tjera lidhur me këtë rast mund t’i gjeni në LINK .

Burimi: Kallxo