Djali i Zlatan Ibrahimoviç largohet nga Milani, prezantohet në klubin

0%

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë pjesë e Milanit edhe pse në rolin e këshilltarit të presidenti Xherri Kardinale. Por djali i tij, Maksimilian, nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i AZ Alkmar në Holandë, i cili me njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se djali i ish-sulmuesit suedez, do të bëhej pjesë e tij dhe do të niste aty një etapë të re të karrierës, pasi të rikuperohej nga një dëmtim që ka pësuar në pjesën e parë të sezonit kur ishte huazuar te Ajaksi.

“Maksimilian Ibrahimoviç do të ketë mundësinë të rikuperohet nga një dëmtim i lehtë dhe më pas t’i bashkohet Jong AZ. Nuk është ende e qartë se kur sulmuesi 19-vjeçar do të kthehet në aksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi të kthehet, ai do të ketë mundësinë të vazhdojë zhvillimin e tij, i bindur se me kalimin e kohës, ai mund të bëhet një aset për klubin”, shkruhej në njoftimin e AZ Alkmar që kësisoj do të vendosë djaloshin fillimisht tek ekipi i të rinjve.

Burimi: Bota Sot