Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Obiliq, për shkak të

0%

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt në Obiliq, pasi gjatë një inspektimi ka konstatuar shkelje për sigurinë dhe shëndetin në punë. Inspektimet në këtë objekt njoftohet se janë bërë të shtunën, më . Kështu, gjatë kontrollit, janë evidentuar parregullsi që, sipas Inspektoratit, paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.

“Për shkak të rrezikut të konstatuar, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për një mjedis të sigurt pune”- thuhet në njoftim.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e masave për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve, duke kërkuar respektimin e legjislacionit në fuqi për sigurinë në vendin e punës. Muajve të fundit janë regjistruar disa raste të vdekjes së punëtorëve në vendet e punës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ka nxitur edhe Inspektoratin Qendror të Punës për të bërë inspektime, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Më një 43-vjeçar mbeti i vdekur në një seperacion zhavorri, në fshatin Gllaviçicë të Pejës. Më , një person ishte lënduar në kokë në një shtëpi private në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi dyshohet se ishte goditur nga skelet.

Kurse, më , një 29-vjeçar ka vdekur në Gjakovë pasi ka rënë nga një ndërtesë e lartë derisa ishte duke punuar. Në lidhje me këtë rast një person është dërguar në mbajtje. Më , një punëtor rreth 48-vjeç ka vdekur p asi dyshohet se është lënduar në një kompani në zonën industriale në Shtime.

Më , një punëtor 44-vjeçar nuk i ka mbijetuar l ëndimeve të rënda që dyshohet se i mori më , pasi ra nga kati i parë i një ndërtese në Ferizaj.

Burimi: Kallxo