Ibrahimaj regjistron asistimin e dytë në Norvegji

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Ylldren Ibrahimaj e ka regjistruar asistimin e dytë këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez. Ibrahimaj luan për Lillestromin, që të shtunën e mposhti skuadrën KFUM Oslo me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-t. 30-vjeçari Ibrahimaj asistoi te goli i barazimit për 1:1 të cilin e realizoi Gustav Nyheim në minutën e gjashtë.

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Ibrahimaj kishte asistuar edhe në fitoren 2:0 të Lillestromit ndaj Valerengas më 19 prill. Mesfushori kosovar iu bashkua Lillestromit në muajin janar si lojtar i lirë.

Burimi: Koha