Shpërndaje në: Mbrojtësi i krahut të djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk ka ndërruar kampionat. Ka mbetur në Serie A, por ka ndryshuar skuadër. Të shtunën, Vojvoda është transferuar te skuadra e Udineses nga Como. 31-vjeçari pati paraqitje shumë të mira me Comon në sezonin e përfunduar, dhe e siguroi Ligën e Kampionëve.
Por, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë tek Udinese. 31-vjeçari i ka 75 paraqitje me Kosovën, ndërsa nga Como largohet pas një viti e gjysmë. Për katër edicione e gjysmë luajti te skuadra e Torinos. Vojvoda ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2028.
