Prishtinë: Komuna nis aksion për lirimin e banesave komunale të

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna po vazhdon procesin e lirimit të banesave komunale që, sipas tij, janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se bëhet fjalë për banesa që janë përdorur prej vitesh pa kontrata dhe pa bazë ligjore.

Ai shkruan se prona publike nuk mund të uzurpohet dhe se, sipas tij, përgjegjësi e institucioneve është mbrojtja dhe menaxhimi i saj në përputhje me ligjin. “Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë” – ka shkruar Rama, të shtunën, më .

Rama nuk ka bërë të ditur në njoftim numrin e banesave të liruara apo detaje të tjera lidhur me këtë proces.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo