Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj ka dhënë detaje lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të cilat janë mbledhur për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë e ku do të kërkohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut.
Manaj ka thënë se procesi i verifikimit është drejt fundit, derisa për datën se kur do të ftohet mbajtja e Kuvendit të LDK-së ka thënë se vendos kryetari Lumir Abdixhiku bazuar në atë se si shkon procesi.
“Komisioni e ka kry punën më të madhe të verifikimeve, kanë mbetur vetëm disa delegatë që s’janë lajmëru, që ka me përfundu edhe ajo pjesë, dhe pastaj do të caktohet data e Kuvendit”, ka deklaruar Manaj. “Është vendim i kryetarit të LDK’së në bazë të procesit që përfundohet. Verifikimi është drejtë fundit” , ka thënë Manaj i pyetur rreth datës se kur mund të thirret Kuvendi.
Sipas deklaratave të më hershme, Manaj ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm do të mbahet para datës 7 gusht.
