Interi po lëviz me shpejtësi për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez Djed Spence. Sipas Gazzetta dello Sport , Tottenham ka vendosur një çmim prej të paktën 35 milionë eurosh për 25-vjeçarin, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij të fundit.
Trajneri Cristian Chivu e vlerëson Spence për faktin se mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, ndërsa vetë lojtari thuhet se është i gatshëm për një transferim te Interi. Nëse marrëveshja nuk arrihet, klubi italian ka në listën e alternativave edhe Nahuel Molina dhe Vanderson. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! –
