Finalja Spanja – Argjentina në statistika

0%

Shpërndaje në: Spanja dhe Argjentina takohen në finalen ku do të shfaqen shumë superyje të futbollit, por vetëm njëra përfaqësuese do të dalë fituese në fund.

FIFA para finales, të shtunën, ka paraqitur shumë statistika dhe e ka nisur shkrimin e gjatë me mesfushorin e Spanjës, Rodrin. 648 Rodri ka kompletuar 648 pasime në Amerikën e Veriut, më së shumti në histori të Kupës së Botës. 30-vjeçari e theu rekordin e vet me 638 pasime në “Katari 2022”.

Rodri kishte thyer rekordin e Xavit me 599 pasime të suksesshme në vitin 2010. 37 Edhe Botërori 2026 20 o. më parë Pse finalja e Botërorit mund të jetë vendimtare në garën për “Topin e Artë” Spanja është pa humbje në 37 ndeshje, rekord i përbashkët me Italinë dhe Argjentinën. Që nga humbja 1:0 nga Kolumbia në mars 2024, “La Roja” i ka fituar 27 ndeshje dhe ka barazuar 10 herë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Italia kishte 37 ndeshje pa humbje prej vitit 2018 deri në vitin 2021. Argjentina e kishte përsëritur këtë sukses nga viti 2019 deri në vitin 2022. 30 Lamine Yamal ka kompletuar më së shumti driblime në këtë turne, 30. Ai përcillet nga Kylian Mbappe i Francës (24), Vinicius Junior i Brazilit (23), Lionel Messi i Argjentinës (22) dhe Jeremy Doku i Belgjikës (21).

Diego Maradona e mban këtë rekord me 53 driblime të suksesshme, në “Meksika 1986”. Messi në “Brazili 2014” i kishte 46 driblime. 19 Argjentina ka shënuar 19 gola, 2.71 për ndeshje. Rekordin e mban Hungaria për një edicion të Botërorit, atë të vitit 1958, kur i kishte shënuar 27 gola.

Spanja ka shënuar 13 gola, dy më shumë se rekordi personal nga Kupa e Botës 1986, dhe pesë më shumë se në Botërorin 2010, kur Spanja triumfoi. 13 Argjentina ka shënuar të paktën nga dy gola në 13 ndeshje rresht, që është rekord në Kupën e Botës. Herën e fundit kur nuk i shënoi dy gola ishte ndeshja hapëse e “Katari 2022”, në humbjen 2:1 nga Arabia Saudite.

“Albicelestët” kanë realizuar të paktën nga një gol në 16 ndeshjet e fundit. 8 Edhe Botërori 2026 15 min. më parë Finalja do të ketë edhe përballje të fortë portierësh Lionel Messi ka shënuar tetë gola në këtë turne. Just Fontaine e mban rekordin me 13 gola në një edicion të Kupës së Botës.

Fontaine me Francën kishte shkëlqyer në edicionin 1958. 7 Argjentina i ka shtatë fitore nga po aq ndeshje të luajtura dhe këtë rekord e kishte vendosur Brazili në vitin 2002.

Lionel Scaloni mund të bëhet vetëm përzgjedhësi i pestë që e fiton trofeun me rekord 100 për qind, me tetë fitore, pas Uruguait 1930, Italisë 1938 dhe Brazilit 1970 dhe 2002. 6 Portieri Unai Simon i Spanjës nuk ka pranuar gol në gjashtë nga shtatë ndeshje, më së shumti në Kupën e Botës. Shtatë portierë kanë shkuar vetëm deri në pesë ndeshje pa pranuar gol.

Spanja, nëse fiton, mund të vendos rekord të ri si përfaqësuesja kampione që ka pranuar më së paku gola në Kupë të Botës. Deri tani e ka pranuar vetëm një gol. Franca, Italia dhe Spanja në vitet 1998, 2006 dhe 2010, kanë pranuar nga dy gola. 5 Argjentina ka shënuar pesë gola nga jashtë zonës.

Lionel Messi i ka realizuar dy prej tyre, ndërsa Giovani Lo Celso, Julian Alvarez dhe Enzo Fernandez, nga një. 5 Mikel Oyarzabal ka shënuar pesë gola në këtë turne dhe e ka barazuar rekordin në Kupën e Botës te Spanja. Emilio Butragueni i realizoi pesë gola në “Meksika 1986” dhe David Villa në “Afrika e Jugut 2010”.

Edhe Botërori 2026 2 d. më parë Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht 4 Lionel Messi ka edhe katër asistime në këtë turne. Ai e ka një më pak se Michael Olise i Francës. Marc Cucurella dhe Dani Olmo kanë nga dy asistime te Spanja dhe prijnë në këtë statistikë.

Burimi: Koha