“Barcelona është prapa finales Spanja – Argjentina”

0%

Shpërndaje në: Futbollistët që do të luajnë në finalen Kupës së Botës do të vishen me fanellat e Spanjës dhe Argjentinës, por ish-yjet Xavi Hernandez dhe Javier Mascherano, kanë thënë se Barcelona fshihet prapa tyre. Spanja e Xavit ka dominuar me futbollin “tiki-taka” kur e fitoi Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

Xavi me Mascheranon kanë qenë bashkëlojtar me Lionel Messin te koha e artë në Barcelonë. Mascherano më pas u bë trajner i Messit tek Inter Miami.

Të dy kanë folur për Reutersin të shtunën, dhe kanë thënë se Spanja në Botëror vjen me ndikimin e Barcelonës, me lojtarë si Lamine Yamal e Pau Cubarsi, ndërsa Argjentina po ashtu me ndikimin e “blaugranas”, vazhdon të shkëlqejë edhe si 39-vjeçar në ngjarjen globale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tyre, Spanja dhe Argjentina karakterizohen me karakter dhe pasion, dhe se fituesi i kësaj finaleje nuk mund të parashikohet.

Burimi: Koha