Arrestohet afgani që dyshohet se organizoi futjen e 10 emigrantëve

0%

Një 43-vjeçar nga Afganistani është arrestuar nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi dyshohet se kishte organizuar futjen e paligjshme në Shqipëri të 10 emigrantëve me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Rasti u zbulua pas ndërhyrjes së policisë kufitare pranë ishullit të Sazanit, ku 11 persona që lundronin me një gomone rrezikuan të mbyteshin.

Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari kishte marrë gomonen në Seman të Fierit, në një lokacion që, sipas autoriteteve, i ishte dërguar nga një shtetas shqiptar ende i paidentifikuar. Policia po vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e tij. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 10 emigrantët për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. “DVKM Vlorë.

Policia Kufitare e Vlorës zbardh ngjarjen e ndodhur dje pranë ishullit të Sazanit, ku rrezikuan të mbyteshin 11 emigrantë nga vendet e treta, të cilët lundronin me një gomone.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Identifikohet dhe vihet në pranga organizatori i tentativës për t’i transportuar drejt Italisë. 43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 shtetasve të huaj, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë.

Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shtetas shqiptar, i cili është ende i paidentifikuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme pranë ishullit të Sazanit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin M. E., 43 vjeç, nga Afganistani, i cili ndodhej në gomone.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, 10 shtetasit e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti, që u gjetën në bordin e gomones. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi M.

E., në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar nga Greqia futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të këtyre shtetasve, nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Më pas, në Seman të Fierit, ai kishte marrë gomonen e lënë në dispozicion nga shtetasi shqiptar dhe do të transportonte drejt Italisë 10 emigrantët nga vendet e treta.

Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e shtetasit shqiptar të përfshirë, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë tentativë për kontrabandimin e emigrantëve nga vendet e treta drejt Italisë”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com