Tymi dhe ajri i ndotur nuk do të ndikojnë në finale

0%

Shpërndaje në: Tymi dhe ajri shumë i ndotur që ka ardhur si pasojë e zjarrit të madh nga Kanadaja, do të ketë ndikim minimal për finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës. Kjo finale luhet të dielën nga ora në “New Jersey Stadium’. 80 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadiumin e jashtëzakonshëm.

Kualiteti i ajrit në New Jersey tani ka arritur në “nivel të mirë”, njoftojnë mediumet amerikane. “Mund të mos konsiderohet ende mirë, por nuk do të jetë si të shtunën. Do të ketë edhe më pak lagështi në krahasim me ditën e shtunë dhe do të ketë kushte më të mira”, ka thënë meteorologu Adam Douty.

Në këtë rajon është paraparë të ketë të reshura të shiut të shtunën, që do ta largojnë tymin ndjeshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha