​Nxori armën ndaj zyrtarit policor, arrestohet në Pejë

0%

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga policia ka nxjerrë një armë zjarri dhe e ka drejtuar atë në drejtim të një zyrtari policor. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Metush Gashi” në Pejë.

Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë kanë arritur ta neutralizojnë situatën dhe t’ia konfiskojnë të dyshuarit një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishekë dhe një thikë. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot