Kylian Mbappe nuk konsiderohet më favorit për ta fituar Topin e Artë 2026, pavarësisht një sezoni të shkëlqyer me Real Madridin. Sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, Jérémie Aliadière, eliminimi i Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës i ka zbehur ndjeshëm shanset e sulmuesit francez për ta fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Aliadière beson se tani favoriti kryesor është Lionel Messi, i cili e ka udhëhequr Argjentinën drejt finales së Botërorit 2026 dhe është shumë pranë një tjetër arritjeje historike. “Mbappé e zhvilloi një sezon fantastik me Real Madridin dhe shënoi shumë gola, por Botërori ka peshë të jashtëzakonshme.
Nëse Messi e fiton Kupën e Botës me Argjentinën, mendoj se ai do ta meritojë plotësisht Topin e Artë,” deklaroi Aliadière. Messi ka qenë protagonisti absolut i Argjentinës gjatë këtij Botërori, duke e udhëhequr ekipin drejt finales me paraqitje vendimtare dhe gola të rëndësishëm.
Nëse “Albicelestët” e mposhtin Spanjën në finale, 39-vjeçari pritet të bëhet favoriti i padiskutueshëm për ta fituar Topin e Artë për herë të nëntë, duke e zgjeruar edhe më tej rekordin e tij historik.
Nga ana tjetër, eliminimi i Francës ka bërë që Mbappé të humbasë terren në garën për çmimin individual, edhe pse ai mbetet një nga futbollistët më të mirë në botë dhe e zhvilloi një sezon mbresëlënës në nivel klubesh.
Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës mund të jetë vendimtare jo vetëm për titullin e kampionit të botës, por edhe për fituesin e ardhshëm të Topit të Artë 2026. Në rast se Messi e ngre trofeun botëror, shumë analistë besojnë se askush nuk do të mund ta pengojë atë që ta fitojë edhe një herë çmimin më prestigjioz individual në futboll.
