Ndonëse kanë pësuar vetëm një gol në Botëror, Alban Bushi mendon se Spanja nuk ka mbrojtjen shumë të mirë. Në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, trajneri analizoi lojën e iberikëve, duke thënë se ata e rikuperojnë topin aty ku e humbasin. Bushi deklaroi se Spanja nuk i lejon kundërshtarët të afrohen të porta dhe kjo i ndihmon të mos pësojnë.
“Të dyja ekipet përqendrohen te loja kolektiva. Spanja do të kontrollojë ritmin dhe të dominojë. Argjentina do të kontrollojë përmes pragmatizmit dhe intensitetit. Spanja deri tani është një nga ekipet më të mira në mbrojtje, por ka sulmin më të fortë. Mbrojtjen nuk e ka shumë të mirë, sepse sa herë ka shkuar topi aty kanë qenë në vështirësi. Dy qendrat nuk kanë qenë shumë kompaktë.
Agresivitetin e bëjnë që në sulm. Sa e humbin topin aty e kapin. Ekipet nuk arrijnë t’i shkojnë deri te forta. Nuk i lejon të shkojnë ekipet afër portës. Nuk mund të themi se mbrojtja e Spanjës është më e mira. Kur nuk pësojnë quhet, sepse dhe sulmi quhet mbrojtje. Mbrojtja e tyre fillon lart”, deklaroi Bushi.
Finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës do të luhet të dielën e 19 korrikut.
