Scaloni mes titullit të dytë botëror dhe ndoshta të fundit të Messit:

0%

Argjentina do të luajë këtë të dielë finalen e dytë radhazi në një kampionat botëror. Sytë dhe zemrat e të gjithë argjentinasve tashmë janë hedhur nga armata e drejtuar nga Lionel Scaloni ose siç e kanë pagëzuar ‘La Scaloneta’.

Trajneri i skuadrës Albiceleste në konferencën për shtyp të dhënë në prag të kësaj finaleje theksoi se është shumë prekës fakti që tashmë e gjithë Argjentina është bashkuar ‘Kemi rizbuluar diçka shumë të çmuar, faktin që njerëzit shohin ndeshjet tona me fanellën e Argjentinës dhe që përqafohen me njëri-tjetrin-tha Scaloni-një tifoz i Boca Jr që përqafon një tifoz të River Plate, një tifoz i Newell që përqafon një të Central.

Është diçka që të prek shumë, nuk mund të ndodhë ndryshe, aq më tepër në një Kupë Bote, ky unitet, ky shpirt skuadre janë thelbësore’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Scaloni theksoi se skuadra e tij po e percepton këtë unitet duke shtuar se shpreson që të fitojë finalen e së dielës. ‘Skuadra e percepton këtë ndjenjë të bashkimit, ndjen se njerëzit janë me ne, që na mbështesin-shtoi Scaloni-shpresoj të fitojmë të dielën, por edhe nëse nuk fitojmë mendoj se ky rrugëtim ka qenë i pabesueshëm, një shembull për të gjithë, shpresoj që kjo të ndihmojë popullin tonë, vendin tonë’ Në fund trajneri i skuadrës Albiceleste foli për kapitenin e skuadrës Lionel Messit duke mos dhënë siguri nëse kjo ndaj Spanjës do të jetë e fundit e tij me Argjentinën apo jo. ‘Nuk di gjë, pyetni atë.

Nuk resht kurrë së na habituri, është një pyetje që duhet t’ia bëni atij-tha Scaloni-duhet ta shijojmë, duhet t’i japim rëndësi asaj që ai bën, ai është historia, ai është legjenda’.

Burimi: Bota Sot