Ekskluzive | Zhduket 13-vjeçarja nga një strehimore në Prishtinë –

0%

Një 13-vjeçare është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga një strehimore në Prishtinë, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e saj, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një të mitur rreth 13-vjeçare, identiteti i së cilës nuk publikohet për shkak të moshës.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 17 korrik, rreth orës , në rrugën ( për shkak të ndjeshmërisë së lokacionit, Sinjali nuk e publikon) në Prishtinë. Burimet thonë se përgjegjësja e strehimores ka deklaruar se rreth orës e mitura kishte dalë në oborrin e qendrës, ndërsa rreth 20 minuta më vonë ishte vërejtur se nuk ndodhej më në objekt.

Dyshohet se vajza është larguar përmes derës kryesore të hyrje-daljes, e cila, sipas përgjegjëses së qendrës, kishte pasur probleme teknike dhe mund të ketë mbetur e hapur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, ndërsa janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe nëna e të miturës, e cila ka deklaruar se vajza nuk është kthyer në shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me udhëzim të Prokurorit për të Mitur, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e 13-vjeçares. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com