Të shtënat me armë zjarri në një aheng familjar kanë aktivizuar Policinë në Shtime, ku pas ndërhyrjes është sekuestruar një pistoletë dhe është proceduar penalisht pronari i dasmës, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Jup Ademaj, rreth 63-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës , në fshatin Petrovë të Shtimes, pasi Policia kishte pranuar informacion se në një dasmë po dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pasi kanë lokalizuar ahengun, kanë vëzhguar situatën.
Vetëm pak minuta më vonë, zyrtarët policorë kanë dëgjuar sërish të shtëna me armë. Pas ndërhyrjes, Policia ka kontaktuar me Jup Ademajn, pronarin e dasmës, i cili pas komunikimit me zyrtarët policorë ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë të kalibrit 9 mm (PAK).
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Pas përfundimit të procedurave, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
