Temperaturat 35 gradë, Ministria rikujton: Ndalohet qarkullimi në

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të temperaturave sot do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë, në intervalin kohor – . Sipas njoftimit, ndalimi hyn në fuqi kur temperatura e parashikuar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës (IMK) arrin 32°C ose më shumë.

Nga ky vendim përjashtohen vetëm automjetet e organeve të sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Autoritetet u bëjnë thirrje transportuesve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë këtë masë dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.

Ndryshe, qarkullimi lejohet në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, pasi për këto kategori rrugësh nuk janë plotësuar kushtet për zbatimin e kufizimeve sipas vendimit në fuqi. “Ju lutemi respektoni kufizimet dhe planifikoni qarkullimin në përputhje me këtë vendim”, thuhet tutje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi