“Ma vranë babanë para syve”, 11-vjeçarja rrëfen tmerrin për Masakrën

0%

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar ditë më parë dëshminë autentike të Nazlije Selim Selimit, e cila ishte vetëm 11 vjeçe kur i mbijetoi Masakrës së Hallaqit të Vogël. Në rrëfimin e dhënë pak ditë pas kryerjes së krimeve, 11-vjeçarja kujton momentet tragjike kur forcat serbe vranë babanë e saj dhe dhjetëra banorë të tjerë të fshatit.

Sipas IKKL-së, dëshmia e saj përfaqëson kujtesën e vuajtjeve të mijëra civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe shërben si thirrje që e vërteta të dokumentohet, të ruhet dhe të mos harrohet. Instituti thekson se ruajtja e dëshmive të të mbijetuarve ndihmon në dokumentimin e krimeve dhe e afron drejtësinë një hap më pranë për viktimat e luftës.

Videoja është publikuar me pëlqimin e shprehur të Nazlije Selim Selimit dhe është pjesë e arkivit të Institutit. Materiali i është dhuruar IKKL-së nga gazetari norvegjez Paul Refsdal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com