Lëkundje të forta në Turqinë lindore, Malatya goditet nga tërmeti me

0%

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të shtune rrethin Battalgazi në provincën Malatya, në lindje të Turqisë. Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet u regjistruan në orën sipas kohës lokale dhe u ndjenë edhe në provincat fqinje Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. AFAD bëri të ditur se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme, ndërsa nuk ka asnjë tregues për situata problematike pas tërmetit.

Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, deklaroi se deri tani nuk është konstatuar asnjë zhvillim negativ, por theksoi se të gjitha raportimet po shqyrtohen. Rajoni i Malatyas ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti shkatërrues i vitit 2023, i cili la mbi 53 mijë viktima dhe shkaktoi dëme të mëdha në juglindje të Turqisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot