Zidane te Franca, arrihet marrëveshja! Zinedine Zidane ka rënë dakord për të gjitha kushtet dhe stafin si trajneri i ri i Francës, raporton gazetari Fabrizio Romano. Zizou kishte dhënë prej kohësh miratimin e tij për projektin e Francës, duke refuzuar oferta nga disa klube që nga muaji dhjetor, pasi dëshironte vetëm drejtimin e kombëtares franceze.
Stafi i tij tashmë është përcaktuar dhe Zidane do të nënshkruajë kontratën zyrtare në ditët e ardhshme, pas lamtumirës së Didier Deschamps, njofton Romano.
