Policia e Kosovës ndaj një komunikate të Dioqezës Rashkë-Prizren, e cila pretendon se Policia e Kosovës zhvillon një ‘politikë institucionale të presionit, diskriminimit apo frikësimit ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe’.
Sipas Policisë, pretendimet e tilla nuk mbështeten në fakte, nuk pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së Policisë së Kosovës dhe krijojnë një perceptim të rremë mbi mandatin, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të institucionit. “Policia e Kosovës është institucion kushtetues dhe profesional, i themeluar mbi parimet e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit.
Në përbërjen e saj shërbejnë zyrtarë policorë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës, përfshirë komunitetin serb, të cilët ushtrojnë detyrën mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Policinë, Kodit të Etikës Policore dhe standardeve evropiane të zbatimit të ligjit.” – thuhet në komunikatë.
Policia thotë se kanë përbërje shumetnike, mekanizma të mbikëqyrjes civile dhe institucionale, si dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, të cilat e përjashtojnë çdo pretendim se Policia e Kosovës vepron mbi baza etnike, fetare apo politike. “Çdo veprim policor ndërmerret ekskluzivisht mbi bazën e ligjit dhe përgjegjësisë individuale.
Respektimi dhe garantimi i lirisë së besimit është një ndër detyrimet themelore të Policisë së Kosovës. Për më shumë se një dekadë, Policia e Kosovës ka garantuar zhvillimin e sigurt të qindra ceremonive fetare, pelegrinazheve dhe aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.” – kanë shtuar nga Policia.
Policia njofton se çdo vit hartohen dhe zbatohen plane operative të detajuara për sigurimin e aktiviteteve fetare, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, KFOR-in dhe institucionet tjera relevante.
“Ky bashkëpunim shumëvjeçar përbën dëshmi konkrete të përkushtimit institucional të Policisë së Kosovës për garantimin e ushtrimit të lirë të besimit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve fetare. Edhe ceremonia e 28 qershorit 2026 në Gazimestan është zhvilluar mbi bazën e një plani të posaçëm operacional të hartuar nga Policia e Kosovës.
Ceremonia është zhvilluar pa ndërhyrje dhe pa pengesa nga Policia e Kosovës.” – vazhdon komunikata. Policia vlerëson se veprimet e tyre të ndërmarra pas përfundimit të ceremonisë në Gazimestan nuk kanë qenë të drejtuara ndaj besimtarëve, identitetit serb apo riteve fetare.
“Masat policore janë ndërmarrë vetëm ndaj personave për të cilët kanë ekzistuar dyshime të arsyeshme për sjellje që përbënin elemente të nxitjes së urrejtjes, provokimit ose cenimit të rendit publik.
Vendimet për gjoba, dëbim apo ndalim hyrjeje nuk janë marrë nga Policia e Kosovës, por nga organet kompetente administrative dhe gjyqësore bazuar në dëshmitë për secilin rast veç e veç.” – thekson Policia. Për Policinë e Kosovës, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare përbën një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të saj.
“Pas transferimit të përgjegjësive nga KFOR-i, Policia e Kosovës mori përgjegjësinë për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare, duke dëshmuar kapacitet profesional dhe institucional në ushtrimin e këtij mandati.” – thotë Policia.
Policia tregon se kanë themeluar Drejtorinë për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore (DSOTK), e cila përbëhet nga pjesëtarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës, e ku mbi 16% të tyre i përkasin komunitetit serb, kurse në krye të saj është majori nga komuniteti serb. “Aktualisht janë 24 objekte të TKF-së serbe që sigurohen 24/7 nga pjesëtarë të PK-së.
Varrezat e të gjitha minoriteteve mbikëqyren në baza ditore nga ‘Policia e Komunitetit’ dhe për secilën prej tyre ekziston dosje e veçantë që monitorohet nga policët sektorialë-policët e komunitetit.” Sipas Policisë, gjatë vitit 2024, janë evidentuar 53 raste në objekte të trashëgimisë kulturore fetare (TKF): 34 raste ose 64% kanë ndodhur në objektet myslimane, 16 raste ose 30% në ato ortodokse dhe 3 raste ose 6% në ato katolike.
“Në vitin 2025, janë evidentuar 35 raste në TKF: 22 raste ose 63% kanë ndodhur ne objektet myslimane, 10 raste ose 29% në ato ortodokse dhe 3 raste ose 8% në ato katolike. Gjatë periudhës janar-qershor 2026, janë evidentuar 34 raste në TKF: 27 raste ose 79% kanë ndodhur ne objektet myslimane, 5 rast ose 15% në ato ortodokse dhe 2 rast ose 6% ne ato katolike.” – kanë treguar Policia.
Policia shpjegon se natyra e rasteve që lidhen me këto objekte, në shumicën dërmuese të rasteve lidhet me përftime pasurore – vjedhje dhe vjedhje e rëndë. Po ashtu Dioqeza thuhet se ka përmendur një rast në një fshat të Podujevës, për të cilin Policia sqaron se më , ka iniciuar rastin ‘Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’.
“Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë marrë në koordinim me organet e drejtësisë. Prokurorja e rastit me aktvendim të dyshuarit i liron në procedurë të rregullt dhe udhëzon vazhdimin e hetimeve në koordinim me institucionet përkatëse rreth pretendimeve se kujt i përket pronësia e kishës.” – ka shtuar Policia.
Kurse, për rastet që lidhen me motive të mundshme ndëretnike, Policia thotë se këto raste trajtohen në vazhdimësi me paanshmëri e profesionalizëm. “Rastet e tilla ndër vite kanë ardhur duke rënë, kështu në vitin 2023 janë evidentuar 31 raste, në vitin 2024 janë evidentuar 25 raste, në vitin 2025 janë evidentuar 5 raste.” – thotë Policia.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të ofrojë siguri për të gjitha komunitetet pa dallim, të ofrojë siguri për objektet e TKF-së dhe fton qytetarët që ashtu si deri më tani, të bashkëpunojnë me Policinë në mënyrë që të ruhet e rritet siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Ekipi i KALLXO.com e ka përcejllur manifestimin e Shën Vidit (Vidovdan) në Gazimestan nga vendi i ngjarjes më . Në ditën kur u mbajt manifestimi, Inspektorati Policor i Kosovës ka vlerësuar për të mirë planin operativ të zbatuar nga Policia e Kosovës. Më , Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje nacionaliste gjatë ‘Shën Vidit’.
Ata janë dënuar për kryerjen e veprës së kundërvajtjes të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Ndërsa 22 prej tyre iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse, dëbim nga Kosova në kohëzgjatje prej 3 viteve. Gjykata i ka dënuar secilin veç e veç me 700 euro gjobë, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurit janë: J.A., D.I., V.B., V.P., N.M., A.A., N.D., D.M., G.P., M.D., P.A., D.A., A.R., M.N., M.Z., L.L., A.V., K.J., M.J., R.P., T.R., D.R., D.S., S.R., V.J., D.P., S.A., A.P., S.T., Z.V., L.P., M.S., D.L., S.C., N.K. dhe D.O..
Sipas aktgjykimit, më , në Kompleksin Memorial të Gazimestanit, gjatë manifestimit të mbajtur me rastin e festës së “Shën Vidit” pas përfundimit të manifestimit, të pandehurit kanë brohoritur parulla nacionaliste, përfshirë parullën “Kosovo je Srbija”, si dhe kanë bërë gjeste provokuese duke ngritur tre gishtat e dorës.
Gjithashtu, Gjykata të pandehurve D.I., V.P., N.M., D.M., G.P., M.D., D.A., A.R., M.Z., L.L., M.J., D.S., V.J., D.P., S.T., Z.V., L.P., M.S., D.L., S.C., N.K. dhe D.O., i ka shqiptuar edhe masa mbrojtëse – dëbim nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej 3 vitesh menjëherë pas plotfuqshmërisë së këtij aktgjykimi. Ky aktgjykim u shpall nga gjyqtarja Naime Krasniqi Jashanica.
Kujtojmë se Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) , dhe organizata të tjera të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës dhe procedurat gjyqësore të zhvilluara pas manifestimit të Shën Vidit (Vidovdanit).
Organizatat pretendojnë se gjatë sigurimit të manifestimit fetar, Policia e Kosovës kishte kryer kontrolle sistematike ndaj pjesëmarrësve, kishte kontrolluar sendet personale, kishte konfiskuar disa prej tyre dhe, sipas tyre, kishte penguar në mënyrë selektive futjen e simboleve kombëtare dhe fetare serbe.
Qytetarë të komunitetit serb, më , festuan “Shën Vidin”, një festë ortodokse që lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389. Si zakonisht, ata janë mbledhur fillimisht në Manastirin e Graçanicës, për t’u nisur më pas drejt Gazimestanit, që ndodhet në territorin e Obiliqit.
Pas përfundimit të pelegrinazhit, Policia kishte ndaluar disa nga pjesëmarrësit nën dyshimet se nuk u janë përmbajtur udhëzimeve për mosnxitje të urrejtjes.
