Andy Burnham merr zyrtarisht detyrën e liderit të Partisë Laburiste

0%

Andy Burnham ka marrë zyrtarisht postin e liderit të Partisë Laburiste. Burnham ka arritur të marrë mbështetjen e 379 nga 403 deputetë të Partisë Laburiste në Dhomën e Komunave. Në një fjalim të mbajtur fill pas konfirmimit të tij, Burnham ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me p[arti të tjera, premtoi se do e udhëheqë partinë në një drejtim që do të jetë tërësisht laburist.

Ai shton se vendi hoqi dorë nga kontrolli i gjërave thelbësore si strehimi, uji, energjia dhe transporti dhe i la njerëzit të ekspozuar ndaj kostove më të larta, gjë që çoi sipas tij, në përqendrimin e më shumë pasurisë dhe pushtetit në duart e më pak njerëzve dhe më pak vendeve.

Burnjam përcaktoi më tej synimet e tij si udhëheqës i Partisë Laburiste, duke bërë me dije se mndërtimi i një politike të re do të jetë qëllimi kryesor. “ Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar janë të tërbuar nga politika dhe kjo i bën të “fiken”. Nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njerëzit e Makerfield i dhanë partisë një shans tjetër, por ky është një shans i fundit për të ndryshuar dhe duhet ta shfrytëzojmë së bashku ”, deklaroi ai. Burnham thotë se partia duhet të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve në vend të grumbullimit të pikëve dhe të rregullojë “gjërat e mëdha” që politika i ka lënë pas dore, përfshirë kujdesin social.

Ndalur më tej te ekipi i tij, Burnah deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim. Ai shtoi se partia duhet të fillojë duke pranuar se “kjo gjeneratë politikanësh” nuk ka arritur të sfidojë një kulturë politike dhe model ekonomik që “thjesht nuk funksionon mjaftueshëm mirë për njerëzit e zakonshëm”. “ Ne u premtojmë atyre të jemi më të mirë” , thotë ai.

Duke përshkruar angazhimin e tij të katërt, Burnham thotë se do të jetë një udhëheqës “ për veriun, jugun, lindjen dhe perëndimin; për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com