“Balluku”, “njollë e zezë” në raportin e KE/ Alfred Lela: Test për

0%

Drejtuesi i Zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela ka komentuar raportin e fundit të Komisionit Europian për sundimin e ligjit në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te pjesa që lidhet me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe raportin mes drejtësisë dhe ekzekutivit.

Lela deklaroi për News24 tha se Bashkimi Europian vijon të ngrejë shqetësime për këtë çështje, duke e konsideruar atë një provë për funksionimin e institucioneve demokratike dhe për pavarësinë e drejtësisë. “BE vijon t’i bjerë gozhdës së çështjes Balluku, të cilën e ka personifikuar si një test të demokracisë dhe integritetit.

Është një test për mënyrën sesi funksionon demokracia dhe për raportin mes drejtësisë dhe ekzekutivit”, u shpreh Lela. Sipas tij, raporti i Komisionit Europian vlerëson progresin e bërë nga reforma në drejtësi, por nuk ndalet vetëm te arritjet institucionale, pasi evidenton edhe shqetësimet për ndërhyrjet politike dhe pengesat ndaj hetimeve për korrupsion në nivele të larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“BE lavdëron reformën në drejtësi, por nuk i bie gozhdës në kokë. Ai që pengon drejtësinë është Edi Rama”, deklaroi ai. Raporti i KE-së për Shqipërinë përmend shqetësimet e ngritura pas vendimit të Kuvendit për të mos hequr imunitetin e një deputeti, pas kërkesës së SPAK-ut, si dhe diskutimet për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale që lidhen me pezullimin nga detyra të zyrtarëve gjatë proceseve gjyqësore.

Sipas Brukselit, këto zhvillime kanë ngritur pikëpyetje për respektimin e parimit të barazisë para ligjit dhe për rrezikun e krijimit të perceptimit të pandëshkueshmërisë.

Burimi: Bota Sot