​Tre persona intervistohen për “deklarim të rremë” në rastin e

0%

Tre persona të intervistuar në kuadër të rastit të tentim-vrasjes së vitit 2013 në Mitrovicë të Jugut janë intervistuar për veprën penale “Deklarimet e rreme”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria ka konfirmuar për KosovaPress se bëhet fjalë për një person të dëmtuar dhe dy dëshmitarë, të cilët dyshohet se kanë dhënë deklarata në kundërshtim me ato që i kanë dhënë më herët gjatë procedurës.

“Tre personat e intervistuar, nga të cilët njëri i dëmtuar dhe dy dëshmitarët, janë intervistuar për shkak të veprës penale ‘Deklarimet e rreme’, pasi që të tre kanë dhënë deklarata komplet të kundërta me ato që kanë dhënë më herët”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria e Mitrovicës ka bërë të ditur se njëri prej tyre, në cilësinë e të dëmtuarit, aktualisht ndodhet në vuajtje të një dënimi për një vepër tjetër penale. Nga Prokuroria nuk dhanë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit të vitit 2013. Edhe Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si deklarim i rremë.

Rasti lidhet me një incident të therjes që kishte ndodhur në vitin 2013 në Mitrovicë të Jugut, i cili po hetohet për veprën penale të tentimvrasjes.

Burimi: Bota Sot