Bordi e zgjodhi Zana Spahiun drejtoreshë të përgjithshme të RTK-së pa

0%

Pa asnjë votë kundër, Zana Spahiu u zgjodh drejtoreshë e përgjithshme e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), sot më . Zgjedhja e saj u bë në mbledhjen e bordit të RTK-së. Por, aty nuk u përmend se procesi ka pasur ankesa dhe nuk u shqyrtua ndonjë ankesë.

KALLXO.com ka raportuar se në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve, përkatësisht në mbledhjen e bordit të mbajtur më , ishte shqyrtuar aplikacioni i Zana Spahiut.

Në atë mbledhje gjatë leximit të vërtetimit të përvojës menaxheriale nga anëtari i bordit Flokart Aliu është thënë se: “sipas këtij vërtetimi kandidatja [Zana Spahiu] ka qenë zyrtare ligjore për 7 vite, zyrtare e lartë ligjore për 5 vite, udhëheqëse e zyrës ligjore për 4 vite të tjera, ushtruese e detyrës së drejtores së RTK-së për 22 ditë dhe tani U.D.”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas konkursit për drejtor gjeneral të RTK-së, kandidati duhet të ketë 5 vite përvojë menaxheriale. Anëtari i bordit të RTK-së në mbledhjen e , Radojica Mrdijinac, tha se pozita “zyrtare e lartë” është vetëm zyrtare, por jo udhëheqëse. “A është i lartë apo i ulët ai është zyrtar”- tha ai.

Por, më pas bordi tha njëzëri se Spahiu plotëson kriteret dhe kalon me sukses fazën e shqyrtimit të aplikacioneve. KALLXO.com ka kërkuar zyrtarisht nga RTK, CV-në e Zana Spahiut apo vërtetimin e përvojës së saj profesionale.

Më , pak para fillimit të mbledhjes së bordit të RTK-së, KALLXO.com ka pranuar një përgjigje nga RTK, e cila thotë se CV-në e Spahiut do ta dërgoj pas përfundimit të procesit.

“Duke marrë parasysh se procedura e rekrutimit është ende në zhvillim dhe se dokumentet e kërkuara janë pjesë e kësaj procedure, RTK vlerëson se trajtimi përfundimtar i kërkesës duhet të shtyhet deri në përfundimin e procedurës së rekrutimit dhe marrjen e vendimit nga organi kompetent.

Pas përfundimit të procedurës, kërkesa juaj do të rishqyrtohet pa vonesë, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, duke u bërë vlerësimi i nevojshëm lidhur me të drejtën e qasjes, mbrojtjen e të dhënave personale dhe interesin publik”- thuhet në përgjigjen e RTK-së për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kërkuar po ashtu interpretim nga Ministria e Administratës dhe Digjitalizimit për pozitën e “zyrtarit të lartë ligjor”. Kandidati për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi në adresat elektronike të anëtarëve të bordit më kishte kërkuar sqarim për përvojën e punës profesionale të Zana Spahiut.

“Duke qenë se kriteri i kërkuar ka qenë së paku pesë vite përvojë menaxheriale, konsideroj se kjo çështje duhet të sqarohet plotësisht dhe në mënyrë të dokumentuar, me qëllim që të garantohet ligjshmëria, transparenca dhe trajtimi i barabartë i të gjithë kandidatëve në këtë proces.

Në veçanti, duhet të sqarohet nëse pozita ‘Zyrtare e Lartë Ligjore’ ka qenë pozitë udhëheqëse në strukturën organizative të RTK-së, apo vetëm një pozitë profesionale/eksperte, pasi ky dallim është thelbësor për përcaktimin nëse kjo përvojë mund të llogaritet si përvojë menaxheriale sipas kërkesave të konkursit”- thuhej ndër të tjera në emailin e Hundozit drejtuar bordit të RTK-së.

Për këtë kërkesë, bordi i RTK-së nuk ka folur apo nuk e ka trajtuar në mbledhjen e datës . Kandidatët e intervistuar ishin: Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.

Lorik Arifaj ka marrë gjithsej 67.6 pikë pas mbledhjes së të gjitha votave dhe pjesëtimit me numrin e anëtarëve të bordit (9), Antigona Baxhaku 61.1 pikë, Hysen Hundozi 65.7 pikë, Arber Geci 82.7 pikë, Nexhmedin Spahiu 61.1 pikë dhe Zana Spahiu 90.7 pikë. Zana Spahiu ishte emëruar në pozitën e u.d. të drejtoreshës së RTK-së më dhe kishte dhënë dorëheqje më .

RTK është me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm që nga qershori i vitit 2024. Shkumbin Ahmetxhekaj kishte paraqitur dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të përgjithshëm më .

Burimi: Kallxo