Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrave në Qeveri, duke caktuar Enver Dugollin si zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Lajmi është bërë i ditur të premten nga Qeveria, përmes një vendimi ku specifikohet roli dhe përgjegjësitë e reja të Dugollit.
Në vendim thuhet se zëvendësministri “emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri si dhe për zëvendësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e tij”.
Emërimi i ri vjen në një kohë kur Qeveria në detyrë është përballur me kritika nga opozita për shtimin e pozitave të zëvendësministrave. Në maj, Kurti u kritikua nga opozita pasi, menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja, emëroi tre zëvendësministra të rinj.
“Abuzim, zhvatje…”, ish-opozita e kritikon Kurtin për emërimet e reja në prag të zgjedhjeve Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
