Njё fjalё nga vetja

0%

Sot presim nga valёt, sot presim nga deti tё na sjellё njё letёr prej nesh, a ndo fjalё diku nga njё tokё tjetёr, prej ёndrrave qё deshёm. *** O Zot, ku jemi kёshtu, nё vendin tonё dhe sёrish tё mёrguar edhe nё shtёpi, edhe tё huaj?!

Gjithmonё nё lindje tё asaj qё na pret, e nё perёndim tё asaj qё presim, as ata qё ishim, as ata qё duam tё jemi. *** Aq shumё udhё, po aq shumё strehё, po aq shumё tё tjerё, vetёm pёr tё qёnё tё sigurt se jemi mjaftueshёm hapa larg nga vetja sepse ne, jemi shmangur gjithmonё nga e vёrteta.

A thua ishim aq tё marrё sa brenda vetes kishim mbledhur vetёm ёndrra? *** Nё “botёn tonё”, ne ende dukemi si ne, por mё askush nuk po na njeh, asnjё tokё, asnjё vend, asnjё dhé. Mos ndoshta na kanё harruar edhe perёnditё? *** Ah sikur ta dinim se nga cili vend duhet tё nisemi pёr tё mbёrritur te vetja?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Asgjёkundi nё hartё nuk ёshtё shkruar rruga pёr tё shkuar te zemra ndaj mё kot, hartat ekzistojnё se tё gjithё rrugёt e tjera janё tejet tё thjeshta!

Burimi: Bota Sot