​Fundjavë e nxehtë në Kosovë, moti ndryshon të dielën

0%

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet nga mot i nxehtë, me diell dhe temperatura të larta, ndërsa të dielën pritet shtim i vranësirave dhe reshje të izoluara shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore. Të dielën parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot