Rex Myftari: “Deklarata gjenocidale e ministres serbe Snezana

0%

Mitrovicë e Veriut – Rex Myftari është i lindur dhe jeton në pjesën veriore të Mitrovicës, ku serbët përbëjnë mbi 95% të popullsisë dhe shqiptarët janë pakicë. Ai është krijues dixhital, ekspert marketingu dhe sipërmarrës, themelues dhe CEO i DardaMEDIA, një agjenci mediatike dhe dixhitale me bazë në Kosovë.

Përveç angazhimit në media dhe marketing, Myftari kontribuon si gazetar dhe aktivist humanitar pranë organizatës Albanian American Open Hand Association (AAOHA). Ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si Drejtor Marketingu në TV ALB dhe Asistent PR & Marketingu.

Në këtë intervistë ekskluzive për “Bota Sot”, Myftari, nga një zonë ku shqiptarët jetojnë nën presion të vazhdueshëm, komenton deklaratën e fundit kontroverse të ministres serbe Snezana Paunoviç. Bota Sot: Z. Myftari, çfarë mendoni për deklaratën e ministres serbe Snezana Paunoviç?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rex Myftari: Deri para kësaj deklarate gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës, nuk kisha dëgjuar për Snezana Paunoviç. Unë i ndjek lajmet nga Serbia vetëm në sipërfaqe. Me Serbinë dhe Beogradin kemi rrugë të ndara: ata shikojnë drejt Moskës dhe Putinit, ndërsa ne, shqiptarët e Kosovës, shikojmë drejt Amerikës dhe Europës.

Deklarata e Snezana Paunoviç e shpjegon më së miri gjendjen shpirtërore të popullit serb. Fëmijët serbë në shkollat serbe ende mësojnë se shqiptarët janë “në rrugëtim për t’u bërë njerëz”, që do të thotë se ata ende i konsiderojnë shqiptarët si kafshë. Bota Sot: Si e vlerësoni këtë deklaratë? A mendoni se pasqyron mendimin zyrtar të Beogradit apo është vetëm një mendim personal?

Rex Myftari: Mendimi i Paunoviç është thjesht reflektim i gjendjes shpirtërore serbe. Shumica e serbëve mendojnë njësoj si ajo. Në Serbi nuk ka politikan apo politikbërës që deklarohet pozitivisht ndaj shqiptarëve dhe që mund të vazhdojë karrierën politike. Emri shqiptar është vdekjeprurës për çdo politikan apo figurë publike serbe.

Bota Sot: Çfarë mendoni për faktin që një ministre e qeverisë serbe mbron hapur ide të spastrimit etnik pa pasoja, dhe mbrohet edhe nga Ivica Daçiç, i cili është gjithashtu i lindur në Kosovë dhe ministër i Brendshëm në Serbi? Rex Myftari: Serbët nuk mund ta dënojnë deklaratën e Snezana Paunoviç, sepse e përqafojnë mendimin e saj. Shumica e serbëve mendojnë njësoj karshi shqiptarëve.

Ata vazhdojnë të punojnë për zhdukjen e shqiptarëve nga faqja e dheut. Bile zonjës Paunoviç i del në mbrojtje edhe Ivica Daçiç, i cili deklaron se “të gjithë ata që nuk e ndjejnë Serbinë, duhet të kthehen në shtetin amë, në Shqipëri”. Ivica Daçiç dhe e gjithë nomenklatura politike post-Milosheviçiane janë pasardhës të së njëjtës mendësi ndaj shqiptarëve.

Nuk kam takuar ndonjë serb që është penduar për masakrat në Kosovë, as që deklarohet publikisht apo privatisht se qasja shfarosëse ndaj shqiptarëve mund të ketë qenë gabim. Bota Sot: Si e shihni kontrastin mes pjesëmarrjes së saj në Grupin Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri (2016-2020) dhe deklaratave të fundit kundër shqiptarëve?

Rex Myftari: Siç e theksova më lart, kurrë më parë nuk kisha dëgjuar për znj. Paunoviç. Por fakti që ajo ka qenë anëtare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri gjatë periudhës 2016-2020, vetëm e vërteton tezën time se serbët kanë të njëjtën qasje ndaj shqiptarëve, pavarësisht pjesëmarrjes në grupe miqësie. Shqipëria zyrtare ende nuk e ka kuptuar se kush janë serbët.

Shqiptarëve të Shqipërisë do t’iu vinte radha pasi serbët të kishin “qeruar hesapet” me shqiptarët e Kosovës. Bota Sot: Ndërsa në Serbi nuk ka pasur dënim për deklaratën, qeveria e Kosovës e shpalli “non grata”, kurse qeveria shqiptare deri tani ka heshtur. Si qytetar i Kosovës, çfarë prisni nga Shqipëria zyrtare në raste të tilla dhe si ndikon kjo heshtje në sigurinë dhe të ardhmen tuaj?

Rex Myftari : Paramendoni takimin e Snezana Paunoviç me një kosovar në Tiranë – çfarë parie ka Shqipëria! Paria në Shqipëri duhet të dalë me deklarata të fuqishme kundër “Zonjës Gjenocidale”, ndërsa Tirana zyrtare duhet të veprojë njësoj si Qeveria e Kosovës.

Përndryshe, çdo tolerim i Zonjës Gjenocidale nga Tirana zyrtare mund të konsiderohet si mbyllje sysh ndaj gjenocidit të paralajmëruar ndaj shqiptarëve në të ardhmen. Deklarata e saj është motiv për serbët e rinj se si duhet vepruar me shqiptarët.

Burimi: Bota Sot