Bellingham publikon një poezi pas eliminimit të Anglisë nga Botërori

0%

Jude Bellingham ka reaguar pas eliminimit të Anglisë nga Kupa e Botës 2026, duke publikuar në rrjetet sociale një poezi që, sipas tij, shpreh më së miri ndjenjat pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale.

Mesfushori i Real Madridit pranoi se e kishte të vështirë të gjente fjalët për të përshkruar zhgënjimin, ndaj vendosi të ndajë poezinë e shkruar nga shoferi i autobusit të kombëtares angleze, Michael Chandler. Në mesazhin e tij, 23-vjeçari falënderoi tifozët për mbështetjen gjatë gjithë turneut dhe u bëri thirrje të ruajnë unitetin edhe pas eliminimit.

“Mos lejoni që uniteti dhe dashuria që kemi parë në vendin tonë të përfundojnë me këtë fushatë. Kur jemi bashkë, mund të arrijmë gjëra të mëdha… dhe do t’ia dalim”, shkroi Bellingham. Poezia e publikuar nga anglezi trajton tema si forca mendore, vetëkontrolli, disiplina dhe rëndësia e unitetit në përballjen me sfidat, duke reflektuar mbi rrugëtimin e Anglisë në Botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Bellingham rrezikon të mungojë në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Francës, pasi FIFA po shqyrton një incident të ndodhur gjatë sfidës me Argjentinën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com