Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë

0%

Masa që ndalon përdorimin e “telefonave inteligjentë” nga zyrtarët publikë filloi të zbatohet në Afganistan, pas një iniciative nga qeveria talebane.

“Një dekret verbal i Emiratit Islamik (shtetit afgan) u lexua dhe u komunikua të gjithë krerëve të departamenteve se që nga sot asnjë punonjës i shërbimeve talebane nuk lejohet të përdorë telefona inteligjentë”, tha një zyrtar në provincën Badakhshan.

Në tekst thuhej se “të gjithë drejtuesit e departamenteve kërkohen të informojnë stafin në të gjitha nivelet se përdorimi i telefonave inteligjentë është rreptësisht i ndaluar nga 17 qershori”. U sqarua se masa zbatohej si për forcat politike ashtu edhe për ato ushtarake dhe se vetëm Udhëheqësi Suprem Haibatullah Akhundzada mund të parashikonte përjashtime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përdorimi i “telefonave inteligjentë” është veçanërisht i përhapur në qytetet afgane, përfshirë deri më tani në sektorin publik. Një zyrtar komunal i Ghaznit konfirmoi se ishte paralajmëruar se përdorimi i një telefoni inteligjent mund të dënohej me pushim nga puna dhe ndjekje penale. Dënimi i parashikuar është gjashtë muaj burg, sipas zyrtarit të provincës Badakhshan.

Që nga marrja e pushtetit në gusht 2021, autoritetet talebane kanë vendosur masa të rrepta në disa fusha.

Burimi: Telegrafi