Nga sulmi me armë në Prishtinë, policia jep detaje

0%

Të enjten mbrëma u plagosën dy persona pas një përleshje në Prishtinë. Policia të premten njoftoi se dy persona ishin sulmuar fillimisht nga një i dyshuar e më vonë i dyshuari është lokalizuar dhe është parë se ishte i plagosur. Sipas Policisë, njëri prej viktimave dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, e viktima raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në rast dyshohet se është përdorur një armë.

Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në raportin e PK-së. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Burimi: Bota Sot