Legjenda kroate Vlado Shola motivon talentët e Evropianëve U20 të

0%

Federata Evropiane e Hendbollit ka organizuar edhe këtë vit aktivitetin tradicional “Respect Your Talent”, në kuadër të Kampionateve Evropiane U20 që u zhvillua në Prishtinë, duke sjellë para hendbollistëve të rinj një prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti, legjendën kroate Vlado Shola.

Në aktivitet morën pjesë 48 lojtarët më të dalluar të ndeshjeve të dy Kampionateve Evropiane U20, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë dhe të bashkëbisedojnë me ish-portierin e njohur kroat për rrugëtimin drejt suksesit në sportin elitar.

Shola, 57-vjeçar, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar medalje të artë dhe të bronztë olimpike me Kroacinë, si dhe medalje në kampionatet botërore dhe evropiane, ndau me të rinjtë përvojat e tij, duke theksuar rëndësinë e disiplinës, punës së vazhdueshme dhe përkushtimit për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesëmarrësit e vlerësuan lart këtë aktivitet, duke e cilësuar atë si një mundësi të çmuar për të mësuar nga një figurë që ka lënë gjurmë në hendbollin evropian dhe botëror. Programi “Respect Your Talent”, i zhvilluar nga EHF, synon të mbështesë zhvillimin e sportistëve të rinj jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë personal.

Përmes angazhimit të figurave të njohura të hendbollit, programi trajton tema të rëndësishme si karriera e dyfishtë, lufta kundër dopingut, shëndeti mendor, ushqimi, rikuperimi dhe aspekte të tjera që ndikojnë në zhvillimin profesional të sportistëve.

Aktiviteti është bërë tashmë pjesë tradicionale e kampionateve evropiane të grupmoshave të reja, duke ofruar frymëzim dhe udhëzim për talentët që synojnë të ndërtojnë karrierë në hendbollin ndërkombëtar.

Burimi: Bota Sot