Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 255 mijë euro për

0%

Qeveria në detyrë ka ndarë 255 mijë euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit që vijojnë mësimin në Luginën e Preshevës gjatë vitit shkollor 2025/26. Vendimi është marrë të premten në një mbledhje elektronike të Qeverisë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Përveç mbështetjes për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, ekzekutivi ka miratuar edhe një vendim që i mundëson Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” shfrytëzimin e pronave të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi për shfrytëzim afatgjatë të këtyre pronave është marrë me qëllim të realizimit të projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për komunën e Leposaviqit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka ndarë edhe 40 mijë euro për mbështetjen e dy organizatave, nga 20 mijë euro secilës, për organizimin e ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushat e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital.

Bëhet fjalë për organizatat FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova) dhe ICK (Innovation Centre Kosovo), të cilat do të organizojnë aktivitete që synojnë promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sipas Qeverisë, këto ngjarje do të kontribuojnë “në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com