Hoxha e Konjufca takohen në Uashington

0%

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, ka publikuar një fotografi të ministrit Ferit Hoxha nga takimi në Uashington me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.

Hoxha në një postim në Facebook shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndryshe, Hoxha dhe Konjufca ndodhen në Uashington për takimin ministror mbi rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Njoftimi: Uashington D.C Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Burimi: Bota Sot