Mabetex Group prezanton Green Coast Hills – projekti rezidencial premium në Palasë

0%

Në Palasë po merr formë Green Coast Hills, një projekt rezidencial që sjell një mundësi të re për banim, pushim dhe investim në një nga zonat më të bukura të Rivierës Shqiptare. Green Coast Hills mban firmën e Mabetex Group, një emër ndërkombëtar me mbi tri dekada përvojë në projekte të mëdha ndërtimi dhe investimi.

Me këtë zhvillim në Palasë, Mabetex sjell në Shqipëri një projekt që bashkon arkitekturën moderne, komoditetin dhe potencialin e një lokacioni premium. Projekti është menduar për t’u përshtatur natyrshëm me peizazhin e Palasës, duke krijuar harmoni mes hapësirave të banimit, pamjeve panoramike dhe atmosferës bregdetare.

Kompleksi do të përfshijë 242 apartamente të tipologjive të ndryshme dhe 97 vila rezidenciale me dy dhe tre kate, të pajisura me pishina private, veranda panoramike dhe hapësira të dedikuara që ofrojnë komoditet dhe privatësi maksimale. Gjithashtu, projekti do të ofrojë qindra vende parkimi, ambiente depozitimi dhe një gamë të gjerë shërbimesh për rezidentët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të vizionit për krijimin e një komuniteti të plotë, Green Coast Hills do të ketë qendra shërbimi, hapësira tregtare, restorante, bare, kënde lojërash për fëmijë, shërbime shëndetësore dhe një beach club ekskluziv. Në zemër të kompleksit do të jetë Piazza, një hapësirë multifunksionale e projektuar për të nxitur jetën komunitare dhe ndërveprimin mes banorëve.

Punimet në Green Coast Hills po vazhdojnë sipas planifikimit, me fokus në zhvillimin e strukturave kryesore të objekteve. Sipas ecurisë aktuale, blerësit e parë pritet t’i marrin pronat në dorëzim brenda tre viteve të ardhshme.

Në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar, Green Coast Hills vjen si një mundësi e veçantë për ata që duan të investojnë në jetesë cilësore, qetësi dhe vlerë afatgjatë. Green Coast Hills – një mënyrë e re jetese të pret!

Tel: +355 69 651 1000 / +383 43 950 000 Email: sales@greencoasthill.com Mund të na vizitoni në faqen tonë të internetit: Mund të na ndiqni edhe në rrjete sociale: Instagram: Facebook: LinkedIn:

Burimi: Telegrafi