Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb

0%

Mbrëmë, oficerët e policisë ndaluan një shtetas serb i cili po drejtonte një Porsche me 188 kilometra në orë në autostradën Kumanovë-Shkup, në kryqëzimin “Rafineria”. Është ndaluar B.S. (30) nga Republika e Serbisë për tejkalim shpejtësie.

“Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, të kryer me radar, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh Porsche me targa serbe, të drejtuar nga B.S. (30). Pas matjes, u përcaktua se shoferi po udhëtonte me një shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë me një shenjë trafiku” , njoftojnë nga MPB.

Për shkak të veprës penale të kryer, automjeti u sekuestrua, personi u ndalua dhe u mbajt në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot