Shpërndaje në: Irani ka njoftuar se nisi sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Lindjen e Mesme të premten, përfshirë sulmin e parë të drejtpërdrejtë në Siri, pas një nate të gjashtë radhazi sulmesh amerikane ndaj objekteve ushtarake iraniane. Irani ka qëlluar me raketa dhe dronë në bazat ushtarake amerikane në shtetet fqinje, përfshirë një bazë ajrore në Jordani, shkruan Reuters.
Të premten në mëngjes, ushtria iraniane tha se kishte sulmuar objektet amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt. Media shtetërore e Iranit tha se Garda Revolucionare kishte sulmuar një qendër komande të operacioneve speciale amerikane në al-Tanf të Sirisë, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e ushtarëve iranianë në Iranshahr.
Ky shënon sulmin e parë të drejtpërdrejtë nga Irani ndaj Sirisë, e cila është përpjekur të shmangë përfshirjen në konfliktin që ka përfshirë vendet fqinje.
Nga ana tjetër ushtria amerikane tha se përfundoi një natë tjetër sulmesh ndaj Iranit “për të degraduar më tej aftësitë ushtarake iraniane”, duke përfshirë ishullin Qeshm dhe pranë Bandar Abbasit, ku ndodhet porti më i madh i Iranit, si dhe objektet kryesore detare dhe të Gardës Revolucionare.
Edhe Botë 4 muaj më parë Krejt çka dihet në ditën e pestë të sulmeve ndaj Iranit E media iraniane raportoi se pesë ura u goditën në raundin e fundit të sulmeve amerikane, si dhe stacioni i trenit në bregdetin Bandar Khamir dhe Aeroporti Iranshahr në Iranin juglindor.
Armëpushimi i arritur muajin e kaluar është shndërruar në sulme dhe kundërsulme të përditshme, ka ndaluar kryesisht trafikun detar në Ngushticën të Hormuzit dhe ka shkaktuar shqetësime të reja në lidhje me pasojat për ekonominë globale.
