Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë

0%

Shpërndaje në: Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti u takon idealistëve dhe se idealistët janë anëtarësia. Ai ka thënë se është koha që LDK-ja t’u kthehet idealistëve, anëtarësisë. “Në Kosovë, historia na ka mësuar që LDK-ja është parti e idealistëve, PDK-ja është parti e kryengritësve dhe VV-ja është parti e të pakënaqurve.

LDK ju takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’u kthehemi idealistëve!”, ka shkruar Haziri në një status në Facebook. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku të mërkurën pasdite ka deklaruar se do t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Kosovës, pas nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.

Në një mesazh drejtuar, siç ka thënë, anëtarësisë, votuesve dhe popullit të Kosovës, Abdixhiku ka theksuar se zhvillimet e fundit e detyrojnë të tërhiqet përkohësisht nga procesi i negociatave politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Disa orë para se Abdixhiku t’u drejtohej mbështetësve të LDK-së, deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.

Edhe Arbëri 2 muaj më parë Haziri: LDK-ja e VV-ja janë në konsultime për një marrëveshje për presidentin Kërkesën e rreth 150 delegatëve të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut, kanë nisur ta trajtojnë organet e partisë.

Anëtarë të kryesisë së LDK-së që janë mbledhur të enjten, kanë thënë se Kuvendi për votëbesimin e Abdixhikut synohet të organizohet para 7 gushtit, kur është afati i fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë të mërkurën, burime të KOHË-s janë informuar se nga takimi i Abdixhikut me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, i mbajtur të premten e javës së kaluar, ishte arritur dakordimi për krijimin e institucioneve të reja dhe ndarjen e pozitave në to.

Burimi: Koha