Shpërndaje në: Arbitri slloven i futbollit, Slavko Vinçiq, do ta drejtojë finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, të dielën. Ai është arbitri i parë nga Sllovenia që e fiton këtë privilegj. Mediumi kroat “Index.hr” ka kujtuar një moment jo të lavdishëm të arbitrit slloven – arrestimin e tij në Bosnjë-Hercegovinë për shkak të aferës së serbes së njohur si Tijana Ajfon.
Vinçiq ka drejtuar shumë finale të mëdha në futbollin evropian dhe tani i është besuar ndeshja më e rëndësishme në futboll. Ai në vitin 2020 ishte arrestuar gjatë një aksioni të policisë në Bijelina të Bosnjë-Hercegovinës. Aksioni i policisë kishte të bënte me dyshimin për prostitucion, tregti me drogë dhe posedim ilegal të armëve.
Edhe Botërori 2026 1 o. më parë Sllovenit Vinçiq i besohet drejtimi i finales, ai shpërthen në lot Serbja Tijana Ajfon ishte e dyshuara kryesore. Gjatë aksionit ishin arrestuar dhjetëra persona. Vinçiq ishte intervistuar si dëshmitar dhe kishte theksuar se nuk ka lidhje me të arrestuarit. Ishte raportuar po ashtu që Vinçiq ishte mysafir në festën e organizuar, e jo organizator i saj.
Pasi u mor në pyetje, u lirua. Nuk ka pasur akuzë ndaj tij. Edhe Botërori 2026 3 d. më parë Barton drejton duelin mes Francës dhe Spanjës “Pos që jam arbitër, kam kompaninë time për shumë vjet. Isha në një udhëtim zyrtar në Bosnjë-Hercegovinë, ku mora pjesë në një takim pune me partnerët e mi të biznesit.
Më pas i jam përgjigjur ftesës që u shndërrua në gabimin më të madh të jetës sime dhe për të cilin jam pishman”, kishte thënë Vinçiq për “24ur.com”. “Rastësisht isha në mesin e rreth 40 njerëzve, që nuk i kam njohur. I kam parë për herë të parë në jetë. Me shoqërinë time ishim të ulur rreth një tavoline dhe më pas erdhi policia dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Me personat që u mbajtën më pas nuk kam pasur asnjë lidhje pasi i shihja për herë të parë në jetë. Më vonë jemi pyetur si dëshmitarë, dhe pasi nuk i kemi njohur të dyshuarit na kanë liruar të shkojmë në shtëpi”.
