Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndon e

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar homologun e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi për detyrën e re. Në një postim në rrjetin social X, kreu i qeverisë shqiptare ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe paqe në luftën mbi 4-vjeçare me Rusinë.

Rama i uron suksese kryeministrit Koretskyi në udhëheqjen e vendit përkrah Presidentit Volodymyr Zelenskyy në një prej atyre që ai e cilësoi si kapitullin më të vështirë të historisë së Ukrainës. “Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës.

I uroj suksese teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej kapitujve më të vështirë të historisë së saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah Presidentit Zelenskyy, Qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme”, shkruan Rama në rrjetin social X.

Një ditë më parë (16 korrik), ligjvënësit e Ukrainës votuan për emërimin e të nominuarit të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Sergii Koretskyi (kryetar i kompanisë shtetërore të energjisë Naftogaz), si kryeministër. Koretskyi zëvendëson Yulia Svyrydenkon, e cila dha dorëheqjen këtë javë ndërsa Zelenskyy kërkoi të bëjë “ndryshimet e nevojshme në qeverinë ukrainase”.

Zelenskyy tha se Koretskyi ishte kandidati më i përshtatshëm për prioritetin e qeverisë për përgatitjen e Ukrainës për një dimër tjetër të vështirë, duke përmendur përvojën e shefit të Naftogaz në sektorin e energjisë.

Burimi: Bota Sot