Aksion në 29 autoparkingje në Gjakovë, dyshohet për shmangie nga

0%

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin e Punës dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka zhvilluar aksion inspektimi në 29 auto-parkingje në Gjakovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksioni është realizuar me qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale “shmangie nga tatimi”.

“Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat janë marrë agjencitë e tjera ligj-zbatuese. Ndërsa policia do të vazhdojë procedurat ligjore rreth veprës ‘shmangie nga tatimi” , thotë PK.

Burimi: Bota Sot