Ekskluzive | Kapet me marihuanë gjatë kontrollit policor në

0%

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka çuar në zbulimin e një sasie të dyshuar narkotike dhe procedimin e një 26-vjeçari, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Roni Rama , 26 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës , në rrugën “Ilir Konushevci”, ku njësitë policore ndaluan për kontroll një veturë Opel. Automjeti drejtohej nga Roni Rama, ndërsa si pasagjer ndodhej Engjëll Rexha , 26 vjeçar. Gjatë kontrollit trupor të shoferit, policët gjetën dhe sekuestruan substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kryen sekuestrimin e substancës si provë materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Roni Ramës është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa ai është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com