Dy persona janë proceduar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë keqpërdorur një kartelë bankare të humbur, me të cilën kanë kryer blerje në vlerë rreth 200 euro, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Sabison Gashi , 30 vjeçar dhe Xhemajl Toska , 43 vjeçar, ndërsa viktimë është T. Z. 24 vjeçare.
Sipas burimeve të Sinjalit, 24-vjeçarja është paraqitur në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, ku ka raportuar se kishte humbur kartelën e saj bankare. Pak më vonë, ajo kishte vërejtur se nga llogaria e saj ishin kryer disa transaksione të paautorizuara. Pas veprimeve hetimore, Policia arriti t’i identifikojë dhe t’i shoqërojë në stacion dy personat e dyshuar.
Gjatë intervistimit, të dy kanë pranuar se e kishin gjetur kartelën bankare dhe e kishin përdorur për të blerë artikuj higjienikë dhe veshmbathje, në një vlerë totale prej rreth 200 eurosh. Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
