“Alarm për Kosovën!” – Nela kërkon që deklarata e ministres serbe të

0%

Deklaratat e fundit të ministres në qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, kanë nxitur reagime të forta në Kosovë dhe rajon. Pas pohimit të saj se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, ka reaguar edhe publicisti Milaim Nela, i cili thotë se qëndrimi i ministres serbe nuk duhet të trajtohet si një deklaratë e zakonshme mediatike, por si një sinjal me rëndësi politike.

Sipas tij, një qasje e tillë nga zyrtarë të lartë të Serbisë duhet të merret seriozisht dhe të përdoret si argument për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë përshpejtimin e anëtarësimit në NATO si garanci për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Nela ka përmendur edhe mbështetjen e Kroacisë për këtë proces, ndërsa ka kërkuar që Kosova dhe Shqipëria të angazhohen më fuqishëm në këtë drejtim. Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e institucioneve shqiptare ndaj marrëdhënieve me Serbinë, duke pretenduar se deklaratat e tilla nuk duhet të kalohen në heshtje, përcjell “Bota sot”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkrimi i plotë Deklarata e Ministreshes Serbe ndaj Kosovës, spastrimit etnik e sidomos synimit për ta ripushtuar ate sapo të largohet KFOR që praktikisht është qendrim zyrtar i qeverisë Serbe duhet të përdoret si argument për anëtaresimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO si garanci për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj!

Kroacia është shteti i parë i NATOs që e ka artikuluar dhe mbështetur këtë! Këtë duhet ta synojë e kërkojë fort edhe Kosova! Këtë duhet ta kishte kërkuar dhe lobuar edhe Shqipëria por kjo nuk mund të bëhet pa larguar vasalin e Serbisë, Edi Ramën dhe partinë e Miladinit dhe Dushanit nga pushteti!

Qëndrimi i Paunoviqit nuk duhet anashkaluar si një deklaratë e thjeshtë mediatike sepse nuk është e tillë! Është shumë më shumë se kaq!

Burimi: Bota Sot